PDK-ja kërkon zgjedhje të parakohshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kërkon shpërbërjen e Kuvendit për të larguar Qeverinë aktuale dhe zgjedhje të parakohshme, duke e parë si zgjidhje për krizën dhe izolimin e vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka shprehur nevojën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Si grup parlamentar i PDK-së dhe si parti tashmë kemi një vendim ku ne kërkojmë që ky Kuvend jofunksional, i cili po i shkakton më shumë dëm kësaj Republike sesa po ndihmon në një qeverisje të mirë, duhet të shpërbëhet sa më parë. I kemi dhënë edhe mundësinë kryeministrit nga java e kaluar ose ta shpërbëjë Kuvendin ose të japë dorëheqje, dhe koha është që vendi ynë të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka vlerësuar se vendi po pëson sanksione dhe po izolohet nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja. Në lidhje me këtë, ai ka kritikuar Kuvendin edhe për mosfunksionalitetin e tij dhe ka thënë se nuk është e arsyeshme të vazhdohet me votime të ligjeve që mbajnë Qeverinë aktuale në pushtet.

Tahiri ka theksuar se ky Kuvend nuk e meriton të vazhdojë të marrë taksat e qytetarëve për shkak të jofunksionalitetit të tij.

“Çdo ditë e më shumë vendi ynë po sanksionohet, vendet e BE-së po marrin masa ndaj Kosovës. Nuk mund të jetojmë të izoluar. Çfarëdo votimi i ligjeve do të thotë marrëzi e vazhdimit të kësaj qeverie. Nuk do të votojmë asgjë me qëllim që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Njerëzit të cilët e vendosin vendin në krizë e në sanksione nuk mund ta nxjerrin nga aty”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se kryeministri ka pasur mundësinë ta shpërbëjë Kuvendin ose të japë dorëheqje që në javën e kaluar, por kjo nuk ka ndodhur. Sipas Tahirit, është koha që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Përveç kësaj, Tahiri ka deklaruar se grupi parlamentar i PDK-së nuk do të votojë për asnjë marrëveshje në Kuvend.

Ai ka theksuar se ata nuk duan të ndihmojnë izolimin e Kosovës dhe synojnë ta dërgojnë vendin sa më shpejt në zgjedhje dhe të largojnë Qeverinë aktuale, e cila, sipas tij, është e paaftë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika