Imeri: Kosova duhet të sigurojë dy të tretat e votave

Profesori Universitar, Dorajet Imeri ka thënë se Kosova për shkak të plotësimit të standardeve evropiane për anëtarësim në Këshillin e Evropës është e nevojshme të ketë dy të tretat e votave

Pas aplikimit zyrtar të Kosovës në Këshillin e Evropës, Dorajet Imeri, ligjërues në Fakultetin Filozofik, ka thënë se Kosova ka bërë hapin e parë procedural drejt Këshillit të Evropës(KE), por për shkak të plotësimit të procedurave standarde evropiane nuk do të mund të jetë pjesë e KE në këtë vit.

I ftuar në emisionin “Five” të Dukagjinit”, Imeri ka thënë se Kosova për shkak të plotësimit të standardeve evropiane, është e nevojshme të ketë dy të tretat e votave.

“E kuptueshme që Kosova për shkak të plotësimit të standardeve evropiane, është e nevojshme të ketë 2/3 të votave, prandaj shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do të votojnë për ose kundër Kosovës që të jetë anëtare e kësaj strukture në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, ka dy hallka të procedurave të përgjithshme gjatë aplikimit, Këshilli i Ministrave dhe Asambleja e Përgjithshme, të cilat do vendosin për më tutje.

Në vazhdim të këtyre të procedurave, ai ka thënë se shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do të votojnë për ose kundër Kosovës, në mënyrë që ajo të jetë anëtare e kësaj strukture në pranverën e vitit të ardhshëm.

Imeri, ndër të tjera ka shtuar se kur shteti dëshiron të ekzistojë ,e në këtë rast Kosova, duhet që të ketë aftësinë të ruajë marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet aletare, sepse kjo është faktor përcaktues i politikës së jashtme.

“Në të kaluarën shtetet që kanë njohur Kosovën, kanë votuar kundër anëtarësimit të saj në organizatën ndërkombëtare UNESCO, e prandaj Kosova në këtë moment duhet të sigurojë këto vota duke i mbajtur marrëdhëniet me shtetet partnere”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera ka theksuar se duhet të bashkëpunohet me partnerë strategjikë që kanë influencë edhe tek akterët e tjerë në rajon, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA).

“Kosova duhet të ndjek çdo hap, duhet të sigurojë çdo votë individualisht, duhet të punojë me partnerët strategjikë si ShBA dhe Gjermania” , ka thënë ai.

Sipas tij, është e kuptueshme që duhet të ketë ruajtje të marrëdhënieve ndërkombëtare me partnerët strategjikë sepse për shkak të konfliktit që ndodhet tani në Ukrainë, duhet të shfrytëzohet pozita e tyre gjeografike.

“Ne duhet të përdorim Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse kanë influencë në rajon, prandaj mund të kenë ndikim edhe tek akterët tjerë”, ka shtuar Imeri.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika