FSK-ja deminon një mjet të pashpërthyer në Shtime

Deminimi është kryer pa ndonjë incident

Njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar të pashpërthyer.

Deminimi është kryer pa ndonjë incident.

Ky mjet i pashpërthyer është gjetur në Shtime, të hënën e 10 korrikut.

Sipas raportit-24 orësh të policisë, thuhet se ky rast është lajmëruar nga një qytetar, i cili ka hasur në të njëjtin mjet.

Policia e Kosovës, rastin e ka cilësuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në një pyll ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika