Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni, një veture zyrtare dhe një furgoni, në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosoves, uniforma

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni, një veture zyrtare dhe një furgoni, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrje-dalje në Mazgit.

Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi për Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Ju informoj se me datën 11.07.2023 rreth orës 06:00, është raportuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje – dalje në Mazgit është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë: Një automjet zyrtar, një kamion dhe një mjet furgon (kombi)  dhe si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësorë”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore për menaxhim trafiku në autostradë, ekipe tjera dhe autoambulanca.

Ai ka thënë se prokurori dhe autoritetet tjera janë njoftuar për rastin dhe pas kryerjes së procedurave të vend shikimit rruga është liruar pas ndërprerjes së përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika