Çeku dhe Bogujevci vizituan objekte me vlerë kulturore në Podujevë

Gjatë vizitës së objekteve me rëndësi kulturore dhe historike, ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, ka premtuar që do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ofruar siguri dhe mbrojtje ndaj këtyre objekteve kulturore dhe fetare

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë qëndruar të enjten në Podujevë, ku kanë vizituar objekte të ndryshme me rëndësi kulturore dhe historike.

Nga kjo vizitë është vlerësuar se këto objekte janë në gjendje të rënduar dhe kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të cilën ministri Çeku, është zotuar që shumë shpejt do t ndërmerren hapat e nevojshëm për të ofruar siguri dhe mbrojtje për këto objekte me rëndësi historike, kulturore dhe fetare.

Kjo vizitë është bërë e ditur nga Komuna e Podujevës me një njoftim në rrejtin social Facebook, trasnmeton Portali D.

Në këtë vizitë, kanë qenë të shoqëruar edhe nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, ku kanë vizituar punimet në objektin e galerisë, renovimin e bibliotekës së qytetit dhe kanë zhvilluar takim me aktorë të Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë.

Po ashtu, ata kanë vizituar xhamitë në fshatrat Herticë, Siboc dhe Lluzhan, me qëllim që të shohin nga afër objektet e vjetra fetare, të cilat janë objekte të trashëgimisë islame shqiptare dhe paraqesin modele autentike me vlera të rëndësishme historike e fetare, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjatë vizitës së këtyre objekteve ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga treva e Llapit, Fitim Haziri dhe Vendenis Lahu.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika