Çfarë thuhet në raportin e policisë për arrestimin e Feros për dhunë në familje?

Fero, një reper i njohur nga Gjilani, është arrestuar për dhunë në familje ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli

Fero dhe Arbenita Ismajli
Fero dhe Arbenita Ismajli

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si Fero, është arrestuar dje për dhunë në familje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur gruan e tij, Arbenita Ismajli.

Ndërsa në raportin e Policisë së Kosovës është raportuar se në Gjilan është ushtruar dhunë në familje ndaj një femre. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan  11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimet e “Sinjalit” brenda Prokurorisë tregojnë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do ta vrasë nëse ia merr vajzën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika