Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, do të dalë para gjykatës

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të dalë përballë gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik në orën 10:00

Vangjush Dako./ Foto: BalkanWeb

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, do të dalë para trupit gjykues. Seanca gjyqësore në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja, Daniela Shirka.

Dako u arrestua më 6 qershor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dy raste.

E para, ka të bëjë në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës, e cila ishte në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa e dyta ka të bëjë me tenderin për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera dhjetëfish më shumë. Së bashku me Dakon, u lëshuan 10 urdhërarreste edhe për zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Për këto dy akuza, Dako u shpreh para trupi gjykues, duke pretenduar se kanë qenë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave ata që kanë dhënë lejen dhe jo ai.

Por, në fund ishte nënshkrimi i tij dhe Prokuroria pretendon se Dako ka keqpërdoruar detyrën zyrtare.

Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, ish-kyrebashkiaku, Dako ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie si “arrest shtëpie” apo “detyrim për t’u paraqitur në Prokurori”, raporton abcnews.al, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika