Miratohet Projektligji i ri për KPK-në

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, propozimin e ri për KPK-në e ka cilësuar si reformë e cila synon të reformojë KPK-në. Në mbledhjen e Qeverisë, projektligji i ri është miratuar

Projektligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës është miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

Versioni i parë i këtij projektligji ishte shfuqizuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, propozimin e ri e ka cilësuar si reformë e cila synon të reformojë KPK-në.

“Ky projektligj është pjesë e reformave tona përmes te cilave synojmë një sistem të drejtësisë efikas dhe në vecanti ta reforojmë KPK-në ashtu që ai te jetë organ ku dominon pluralizmi, pavarësia, integriteti. I kemi adresuar vërejtjet e Kushtetueses”, ka deklaruar ai.

Ky projektligj parasheh që në tërësi të përbërjes, anëtarë të përhershëm të Këshillit parashihet të jenë 7 prokurorë, në mesin e të cilëve tre janë të zgjedhur nga Kuvendi.

Me kërkesë të PDK-së e të LDK-së për vlerësim të kushtetutshmërisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika