Rrustem Mustafa vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve

Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, edhe këtë të enjte do të vazhdojë dëshminë e tij, dëshmitari Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, edhe këtë të enjte do të vazhdojë dëshminë e tij, dëshmitari Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, i cili ka deklaruar për takimet me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Sa u përket takimeve me Shtabin e Përgjithshëm, dëshmitari Mustafa tha se ato organizoheshin nga Bislim Zyrapi, e që shpeshherë gjatë këtyre takimeve kishte takuar Jakup Krasniqin, Ramë Bujën dhe Sali Veselin.

Ndërsa, më vonë gjatë kohës së Rambujesë ai tha se ishte takuar edhe me Hashim Thaçin, e të tjerë, e që ndër ta tha se ishin edhe Rexhepi Selimi e Kadri Veseli.

Po ashtu, ai ka deklaruar se komandantët e tjerë të zonave ishin Rrahman Rama, Ahmet Isufi, Sulejman Selimi, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj.

Ndër të tjera, dëshmitari Mustafa për këto takime deklaroi se diskutohej kryesisht për luftime dhe mirëmbajtjen e luftës në përgjithësi.

Më pas, prokurorja Clare Lawson i është referuar një pjese të një deklarate të mëparshme, ku ndër të tjera sipas saj, Mustafa kishte deklaruar se në fund të takimeve ka ndodhur që t’ua jepnin 2-3 urdhra.

Në lidhje me këtë, Mustafa tha se kishte thënë në formë të rekomandimeve.

“Unë kam thanë që në formë rekomandimeve, urdhra administrativë, apo sido që doni ju quani…”, shtoi ai.

Ndërsa, deklaroi se për urdhër ndalimi nuk i kujtohet specifikisht.

Por, sipas prokurores Lawson, në një pjesë të kësaj deklarate ai kishte thënë se kanë marrë aq shumë detyra, saqë nuk kishin qenë të gatshëm për t’i zbatuar të gjitha, për shkak se nuk kanë pasur strukturën e duhur për ta bërë punën.

Në lidhje me këtë, dëshmitari Mustafa u përgjigj duke thënë “letra, udhëzime, rekomandime nga shtabi i përgjithshëm, ashtu siç kam thanë që ne nuk kemi mujt me i kry këto detyra”.

Paraprakisht, dëshmitari Mustafa deklaroi se kur kanë zënë rob 8 ushtarë serbë, ka rastisur që shtabi i përgjithshëm të jenë mysafirë.

“Kemi zanë rob diku 8 ushtarë serbë dhe e di se kanë rastit të jenë mysafirë tek unë”, shtoi ai.

Më tej, ai ka deklaruar se shkrimet publike për vizitën e Shtabit të Përgjithshëm janë publike, duke shtuar se ka evidencë edhe në gjyq, edhe në intervistat e tij të mëhershme.

Ndërsa, në lidhje me arrestimin e ushtarëve serbë, dëshmitari Mustafa tha se ka pasur ndërmjetësim ndërkombëtar.

“Aty ka pas ndërmjetësim ndërkombëtar, e di ka qenë William Walker, ka qenë i përfshirë edhe Adem Demaçi, shefi për politik në zyrën në Prishtinë”, shtoi tutje ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika