Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO, sot qëndron në Kosovë

Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO do të qëndroj në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerët e lartë institucional

Delegacioni nga Belgjika në NATO takohet me kolegët kosovarë, foto EO.

Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO, këtë të premte do të qëndrojë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime të ndryshme me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe me përfaqësues të institucioneve të sigurisë.

Pas takimit me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, të dy delegacionet do të mbajnë një konferencë për media, duke filluar në orën 09:20.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas konferencës do të jetë nikoqir i delegacionit nga Parlamenti Federal i Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Pastaj delegacioni i Belgjikës në AP të NATO-s takon kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrime Evropiane.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika