Punëtori keqpërdor besimin e kompanisë

Sipas njoftimit të Policisë, një punëtor i një firme private ka marrë 11 mijë euro nga blerësit, gjatë shpërndarjes së mallit në firmën e tij, dhe nuk është lajmëruar më në punë

Sipas njoftimit të Policisë, më 12 maj, një menaxher i financave në një firmë private në Lipjan ka raportuar se, një punëtor i firmës ka marrë një shumë parash prej 11 mijë eurosh nga blerësit gjatë shpërndarjes së mallit.

Pas këtij rasti, i dyshuari nuk është lajmëruar në punë.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika