“Pushtetarët janë bërë milionerë, kurse veteranët mbledhin kanaçe për të mbajtur familjen”, invalidi i luftës së UÇK-së kritikon politikanët

"A po e shihni në çfarë tmerri i kanë lënë veteranët, a jeni tu i pa përditë veteranët ty lyp kanaçe nëpër rrugë, që s’kanë bukë më iu jep fëmijëve të vet?"

Invalidi i luftës së UÇK-së, Arton Hoti

Invalidi i luftës së UÇK-së, Arton Hoti, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka kritikuar politikanët kosovarë, pasi sipas tij janë bërë “milionerë ndërsa ata që ua sjellën lirinë, veteranët, po mbledhin kanaçe për ti mbajtur familjet.

Dhe këtë pasuri sipas pjesëtarit të UÇK-së, e kanë bërë duke “vjedh”.

“Edhe nuk e tolerojnë njeriun e gjallë me e shkatërrua këtë punën që e kemi ndreq deri këtu. Kjo është e jona. Është shumë hidhur me na shkatërru gjithçka që kemi ndërtu çka kemi ndërtu deri tash. A po e shihni në çfarë tmerri i kanë lënë veteranët, a jeni tu i pa përditë veteranët ty lyp kanaçe nëpër rrugë, që s’kanë bukë më iu jep fëmijëve të vet? Asnjë zë, ndërsa këta dalin jua zënë kah 60 mijë euro, kesh tjetri edhe thotë ‘edhe unë i kam 50 mijë’. Këta janë bërë milionerë duke vjedh, sepse na jua sollëm lirinë. Të gjithë pushtetarët në përgjithësi, u bën milionerë tash kur vjen çështja e personit të veteranit qeshin me neve edhe thonë jo nuk e meritoni”, ka thënë Hoti.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika