Stano për takimin Bislimi-Petkoviq: Në fokus do të jenë zbatimi i plotë i Marrëveshjes dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës, do të jenë temat kyçe në takimin e së mërkurës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës, do të jenë temat kyçe në takimin e së mërkurës që pritet të mbahet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Kështu bëri të ditur në një postim në Twitter, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Nesër, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kuadër të dialogut të lehtësuar në Bruksel. Në fokus do të jetë Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe hapat drejt deeskalimit të situatës në veri të Kosovës”, shkroi Stano.

Ndryshe, Bislimi dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thanë se janë pajtuar për hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.

“Jemi pajtuar për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionim efektiv të situatës dhe të bazuar në ligj dhe për përqendrim në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, shkroi Bislimi në Twitter pas takimit me Lajçakun në Bratisllavë.

Lajçaku tha se të hënën në Bratisllavë ka zhvilluar “bisedime intensive” me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, të Zveçanit dhe të Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e policisë.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe që atëherë kanë protestuar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja që nga fundi i qershorit po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti i ka quajtur këto masa “të padrejta” dhe është shprehur i gatshëm të organizohen zgjedhje të reja në veri, por ato, siç ka thënë ai, duhet të përgatiten që të mos ketë sërish bojkot.

Takimi në Bruksel, pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika