Demolli: Qeveria indiferente në raport me zhvillimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme

Donjeta Demolli, anëtare e Partisë Social Demokrate (PSD), është shprehur se qeveria tash e 2 vjet sa është në pushtet është indiferente në lidhje me zhvillimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme. Ajo thotë se miratimi i ligjit për zhvillimin në fëmijërinë e hershme ka ardhur me vonesë

Donjeta Demolli, antare e Partisë Social Demokrate

Donjeta Demolli, anëtare e Partisë Social Demokrate (PSD), e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka kritikuar qeverinë aktuale, pasi sipas saj ajo po tregohet indiferente në raport me zhvillimin në fëmijërinë e hershme.

Demolli përmend edhe përqindjen e vogël të fëmijëve të përfshirë në çerdhe, përqindje e cila është mbi 5%. Kosovën e krahason me Shqipërinë duke përmendur faktin se kjo përqindje në Shqipëri është 80%.

“Dmth ky dallim kaq i madh na tregon që pushteti aktual nuk është i interesuar ta bëjë një kapërcim në gjendjen që e kemi në raport me fëmijët”, është shprehur Demolli.

Ndërkaq, Blerina Lila, pedagoge, tregon se kushte për zhvillimin në fëmijërinë e hershme ka, por janë vetëm private, qoftë çerdhe, shërbime të tjera sportive, kulturore apo akademike.

“Jo të gjithë prindërit kanë mundësi me pagu, jo të gjithë qëndrojnë mirë financiarisht, prandaj është ankesë prej shumicës tjetër të prindërve që kanë nevojë të kenë sherbime publike ku nuk ka kosto, ku fëmijët edhe shoqëria na zhvillohen paralelisht në shumë aspekte”, ka thënë Lila.

Blerina Lila, Pedagoge

Ditëve të fundit Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për zhvillimin në fëmijërinë e hershme, që obligon dërgimin e fëmijëve që janë pesë vjeç, në shkollim parafillor.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika