Kerry në Pekin, diskuton mbi bashkëpunimin SHBA-Kinë për ndryshimet klimatike

Takimi i të dërguarit amerikan për klimën, John Kerry me kryeministrin kinez Li Qiang të martën pasoi takimin e tij me kreun e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Komuniste në pushtet, Wang Yi, në ditën e tij të dytë të bisedimeve në Pekin

I dërguari amerikan për klimën, John Kerry, tha pas takimit me kryeministrin kinez se bashkëpunimi në mes të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për trajtimin e çështjes së ndryshimeve klimatike është i domosdoshëm.

Kerry tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë çliruesit më të mëdhenj në botë të gazeve serrë.

Takimi i të dërguarit amerikan për klimën, John Kerry me kryeministrin kinez Li Qiang të martën pasoi takimin e tij me kreun e marrëdhënieve me jashtë të Partisë Komuniste në pushtet, Wang Yi, në ditën e tij të dytë të bisedimeve në Pekin.

“Presidenti Biden shpreson pret që të shënojnë përparim në agjendën e ndryshimeve klimatike. Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dy ekonomitë më të fuqishme në botë. Ne jemi gjithashtu dy çliruesit më të mëdhenj të gazeve serrë. Prandaj, bashkëpunimi mes vendeve tona është i domosdoshëm dhe do t’i tregonte pjesës tjetër të botës se si mund të bashkëpunojmë në trajtimin e kësaj çështjeje shumë urgjente”, tha Kerry.

Li Qiang, zyrtari i dytë më i lartë në Kinë, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për “sfidën e madhe” të shkaktuar nga ngrohja globale.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një nga nivelet më të ulëta mes mosmarrëveshjeve mbi tarifat, qasjen në teknologji, të drejtat e njeriut dhe kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit.

Kina kryeson botën në prodhimin dhe konsumimin e qymyrit, duke çliruar tonelata dioksid karboni në atmosferë çdo vit. Pekini është duke zgjeruar gjithashtu përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si atë të prodhuar nga dielli dhe era.

Kerry është zyrtari i tretë i lartë i administratës së presidentit Biden në javët e fundit që udhëton në Kinë për takime me homologët kinezë, pas sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe sekretares së Thesarit Janet Yellen./VOA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika