Rama me kërkesë ndaj BE-së: Nuk mund të lejojmë që veriu i Kosovës të bëhet një Donbas – Rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund Kosovë-Serbi

"BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazë. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të Marrëveshjes Bazë, duke theksuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rama, përmes një shkrimi në Twitter, ka shtuar se nuk mund të lejojnë që veriu i Kosovës të bëhet një Donbas i vogël(rajon i Ukrainës, por që pjesë të tij janë të pushtuara nga forcat ruse).

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazë. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mos ngritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të”, ka shkruar Rama në Twitter.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika