Ndalohen dy automjete me targa vendore që dyshohen për kontrabandë me emigrantë nga Siria dhe Egjipti

Policia e Kosovës ka ndaluar dy automjete me targa vendore që dyshohen për kontrabandë me emigrantë nga Siria dhe Egjipti

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar dy automjete që drejtoheshin nga meshkuj kosovar në pikën statike tek ura e Bistricës në Zveçan, dhe se gjatë kontrollit në këto automjete policia ka vërejtur se ka emigrantë, shtetas të Sirisë dhe Egjiptit.

Emigrantët nga këto dy vende po shfrytëzonin Kosovën si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore.

“Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti
‘Kontrabanda me emigrantë’. Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së”, njofton Policia e Kosovës.

Me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48
orë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika