Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë

Në seancën e mbajtur të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë nuk ka pasur ndryshim rreth çështjes së vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesës së Bashkimit Evropian

Vladimir Putini, presidenti i Rusisë dhe Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë

Mediumi serb nova.rs ka shkruar se në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, përveç marrëveshjes që do të punohet për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është rënë dakord që të mos ketë ndryshim në qëndrimin e Serbisë për sanksionet ndaj Rusisë.

Siç ka njoftuar gazeta beogradase, vendimi për këtë çështje mbetet në të njëjtin konkluzion, i cili është arritur në seancën e kaluar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në shkurt të këtij viti.

Më pas, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, edhe pse këtë e ka kërkuar Bashkimi Evropian.

“Serbia respekton normat e së drejtës ndërkombëtare, por Serbia gjithashtu i kupton mirë nevojat e saj, dhe pavarësisht se çfarë do të donte, Serbia ka interesat e saj jetike kombëtare dhe shtetërore, ajo respekton miqësitë tradicionale”, ka thënë në shkurt Vuçiq.

Sa i përket çështjes së Kosovës, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq pretendon se katër shtete ia kanë komunikuar përmes notës verbale se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia bënë njoftime të tilla, duke tentuar të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndryshe, të enjten edhe zyrtarisht Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Selakoviç: Kosovën e kanë çnjohur 4 shtete

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika