Arrestohet një kritik i Putinit në Moskë

Blogeri rus pro luftës, Igor Girkin, i njohur edhe si Igor Strelkov, i cili e ka kritikuar strategjinë ushtarake të Rusisë në Ukrainë, është arrestuar në Moskë, nën akuzat për ekstremizëm

Igor Girkin, i njohur edhe si Igor Strelkov.

Blogeri rus pro luftës, Igor Girkin, i njohur edhe si Igor Strelkov, i cili e ka kritikuar strategjinë ushtarake të Rusisë në Ukrainë, është arrestuar në Moskë, nën akuzat për ekstremizëm.

Igor Strelkov mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim. Gruaja e tij ka thënë se ai është arrestuar të premten në banesën e tij në Moskë.

Ai më pas ka dalë para një gjykate në distriktin Meshçanski në verilindje të Moskës dhe pritet të jetë në paraburgim deri më 18 shtator.

Në kohën kur lufta e Rusisë në Ukrainë pati ngecur disa herë vitin e kaluar, kritikat e Strelkovit ndaj dështimeve të ushtrisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, vetëm sa janë shtuar.

“Ne veçse kemi humbur”, u ka pati thënë ai ndjekësve të tij në rrjetet sociale vitin e kaluar.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, kritikët e konfliktit në Rusi janë përballur me dënime të ashpra.

Si ish-kolonel i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, Strelkov ka luajtur rol kyç në aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Moskës, më 2014.

Strelkov ka qenë një prej tre burrave të dënuar në mungesë nga një gjykatë holandeze nëntorin e kaluar, për rolin e tij në një sulm me raketë më 2014, që e ka rrëzuar aeroplanin e kompanisë Malaysia Airlines në një zonë konflikti dhe për pasojë patën vdekur 298 personat që kanë qenë në bord. /REL

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika