Italia në alarm, “përmbytet veriu, digjet jugu”, mbyllet aeroporti i Palermos

Shteti i Italisë është në alarm. Në veri të vendit ka pasur përmbytje, ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona, si dhe jugu vazhdon të përballet me zjarret. Gjithashtu, aeroporti i Palermos është detyruar të mbyllet

Zjarrfikësit duke punuar për shuarjen e zjarrit në afërsi të aeroportit të Palermos (Foto Reuters)

Veriu i Italisë është goditur nga reshje të mëdha, ku si pasojë humbën jetën dy persona. Konkretisht, Lombardia është prekur nga një mot i keq me breshër gjigant. Përveç Lombardisë, erëra e rrufe të mëdha kanë kapluar edhe Milanon rreth orës katër të mëngjesit, si dhe një pjesë e Brianzës.

Stuhia thuhet se ishte e shkurtër, por la pasoja të mëdha, diku edhe fatale. Një viktimë është shënuar në Brescia, ku dyshohet se 16 vjeçari ka vdekur pasi e ka zënë pema. Gjithashtu një grua ka vdekur në Lissone.

Zjarret detyruan aeroportin e Palermos në Sicili të mbyllet të martën dhe fluturimet të shtyhen ose të anulohen, pasi zjarrfikësit po punojnë vazhdimisht në shuarjen e zjarrit afër aeroportit.

Në disa pjesë të Sicilisë lindore, temperaturat u rritën në 47.6 Celsius (117.7 Fahrenheit) të hënën, afër nivelit rekord evropian prej 48.8 Celsius të regjistruar në ishull dy vjet më parë, raporton Reuters.

Stuhia që kaploi mbrëmë veriun e Italisë duke rrëzuar pemë e çati, detyroi ndërprerjen e transportit mbitokësor në Milano.

Italia është një nga vendet evropiane më të prekura nga ndryshimet klimatike dhe pësoi përmbytje vdekjeprurëse edhe në maj të këtij viti.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika