Abbott dënon ashpër kërcënimet ndaj policëve të rinj serb në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, i ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë që nisën punën në veri, duke theksuar se frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që dëshirojnë të kontribuojnë për shtetin e tyre janë të papranueshme

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka dënuar fuqishëm kërcënimet ndaj policëve të rinj serb në Kosovë.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në vendin e tyre janë absolutisht të papranueshme.

“Unë i ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Ky reagim ka ardhur pas lajmit se mbi 400 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës, 45 prej tyre nga komuniteti serb, janë kërcënuar në rrjete sociale.

Shqetësime janë shprehur nga ana e shefit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, lidhur me kërcënimet që policët e rinj serbë kanë pranuar pas nisjes së detyrës në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka deklaruar se çdolloj frikësimesh mbesin të papranueshme.

“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapodislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet joshumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndaj fushatës linçuese kanë reaguar edhe krerët institucionalë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këto kërcënime janë bërë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Për këtë, ajo ka deklaruar se autorët duhet të dalin para organeve të drejtësisë.

Po ashtu, edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se ndërkombëtarët duhet të dënojnë çfarëdo fushate linçimi dhe të jenë më të zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit ndaj integrimit të serbëve.

Në mesin e mbi 400 kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, 45 prej tyre i përkasin edhe komunitetit serb. Disa prej këtyre të fundit tashmë kanë nisur punën e tyre në komunat në veri të vendit.

Të njëjtit janë përballur me linçime në internet.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Listës Serbe, më 5 nëntor, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kishin vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika