Arrestohet personi që dyshohej për dhunimin e një gruaje në Vushtrri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin i cili dyshohet se dhunoi një grua në Vushtrri në mbrëmjen e së martës. Sipas njoftimit, i dyshuari është i mitur

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një grua në Vushtrri.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari për rastin është i mitur.

“Lidhur me rastin, si rezultat i punës policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën, pasi një grua në Vushtrri ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur për të.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur për të. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminime mjekësore”, thuhej në raport.

Një grua raporton në polici se është dhunuar, dërgohet për ekzaminime mjekësore

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika