Dy të vrarë dhe 20 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa në qytetin e Ukrainës qendrore, Kryvyi Rig

A view shows an apartment building heavily damaged by a Russian missile strike, amid Russia's attack on Ukraine, in Kryvyi Rih, Ukraine July 31, 2023. Ukrainian Parliament Commissioner for Human Rights Dmytro Lubinets via Telegram/Handout via REUTERS

“Dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa në qytetin e Ukrainës qendrore, Kryvyi Rig, të hënën në mëngjes”.

Kështu njoftoi ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko.

Klymenko shkroi në rrjetin social Telegram se Rusia i ka kryer dy sulme “pothuajse në qendër të qytetit” në orën 9:02 mëngjesin e së hënës.

“Dy persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur deri tani. Pesë deri në shtatë persona janë nën rrënoja”, tha ministri, shkruan Reuters.

Klymenko tha se njëri nga sulmet i shkatërroi disa kate të një blloku banesor, ndërsa tjetri e dëmtoi një ndërtesë arsimore.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e postoi një video në Facebook e cila shfaqi tym të zi duke dalë nga një vrimë e madhe e krijuar në fasadën e një blloku banesash.

Pamjet treguan po ashtu një ndërtesë të pabanueshme e cila ishte shkatërruar pjesërisht.

Zelensky tha se forcat ruse po “vazhdojnë t’i terrorizojnë qytetet dhe njerëzit paqësorë”.

“Por ky terror nuk do të na frikësojë apo gjunjëzojë ne”, shtoi Zelensky.

Ndërkohë, Ukraina është duke kërkuar ta çojë luftën në Rusi, duke goditur atë me sulme me dronë sa më thellë territorit të saj.

Sulmi i fundit, të dielën, i dëmtoi dy ndërtesa vetëm pak kilometra larg Kremlinit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika