Aksident në Suharekë – lëndohen dy persona

Ka ndodhur një aksident në Bukosh të Suharekës në të cilin janë lënduar dy persona

Ilustrim

Në Bukosh të Suharekës ka ndodhur një aksident, në të cilin, janë lënduar dy persona.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me ato të huaja.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18:55 në rrugën Vraniq-Bukosh. Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra me targa vendore tjetra me targa të huaj. Dy persona janë lënduar, pas trajtimit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Suharekë, njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika