Tahiri pas vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Fitore e radhës e demokracisë

"Kjo është edhe një dëshmi se angazhimi ynë për mbrojtjen e rëndit kushtetues dhe vlerave demokratike jo vetëm se është i vlefshëm por edhe i domosdoshëm", kështu ka reaguar shefi i GP të PDK-së pas vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë për pranimin e kërkesave të PDK-së dhe LDK-së që të ndryshohen disa nene të këtij ligji, ka thënë se “kjo është fitore e radhës e demokracisë” dhe u dedikohet të gjithë qytetarëve.

Sipas tij, ky vendim është një dëshmi se angazhimi i PDK-së për “mbrojtjen e rendit kushtetues dhe vlerave demokratike, jo vetëm se është i vlefshëm, por edhe i domosdoshëm”.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese për të shtatën herë më radhë konfirmon “veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kësaj qeverie dhe paraqet në të njëjtën kohë, goditje të drejtpërdrejtë të tendencave dhe përpjekjeve të pushtetit autokratik të Albin Kurtit për të kapur dhe nënshtruar administratën shtetërore dhe të njëjtën ta kthejë në çerdhe të militantëve, familjarëve dhe partisë së tij”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që Ligji për Zyrtarët Publikë t’i dërgohet presidentes së Kosovës për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas specifikave të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës.

Ligji për Zyrtarët Publikë, Gjykata Kushtetuese kërkon të ndryshohen disa nene

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika