Bislimi: Kosova po bën hapat e parë drejt deeskalimit të situatës në veri, njëjtë të bëjë edhe Serbia

Kryenegociatori, Besnik Bislimi, ka theksuar se reduktimi i prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të tensioneve në veri të vendit. Ky hapat konfirmon se Kosova po zbaton marrëveshjen e Bratislavës dhe angazhimet e saj për të ulur tensionet dhe promovuar paqen

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se reduktimi i Policisë së Kosovës përreth dhe brenda ndërtesave komunale është konfirmim se Kosova është duke bërë hapat e parë drejt deesakalimit të situatës në veri të vendit, në kuadër të marrëveshjes së Bratislavës.

“Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës në zbatimin e marrëveshjes së 10 korrikut nga Bratislava. Rënie e mëtejshme e prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesës së komunës pas përfundimeve të vlerësimit të përbashkët të sigurisë. Marrëveshja e 10 korrikut është ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe ka për qëllim të zbatojë deklaratën e BE-së nga 3 qershori. Masat e BE-së kundër Republikës së Kosovës deklarohen të përkohshme, të kthyeshme dhe në varësi të një përkushtimi të besueshëm për deeskalim”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Bislimi, ka theksuar se pret edhe nga pala serbe të bëj të njëjtën gjë si Kosova.

“Pas Marrëveshjes së Bratislavës, ka një proces të besueshëm drejt de-përshkallëzimit. Situata është e qetë tash e disa javë – konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po respekton plotësisht angazhimet e saj nga marrëveshjet dhe beson se pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, ka shtuar Bislimi.

 

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se që nga dita e premte(nesër) do të ulin prezencën e Policisë së Kosovës edhe me 25 për qind brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Sveçla ka thënë se Kosova është dukë zbatuar Marrëveshjen e Bratislavës.

“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika