Tërhiqet edhe 25 për qind e pranisë policore në objektet komunale në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka reduktuar numrin e pjesëtarëve të policisë në dhe rreth objekteve komunale në veri edhe për 25 për qind

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka reduktuar edhe për 25 për qind numrin e pjesëtarëve të saj në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Kjo ishte paralajmëruar të enjten pas një takimi në mes të policisë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Përmes një komunikate për media, policia kishte thënë se nga ky takim i mbajtur është vlerësuar se situata në veri është e mirë.

Policia e ka marrë një hap të tillë edhe në korrik, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në atë pjesë të vendit.

Situata në veri është tensionuar në fund të majit, pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika