Cilat janë pasojat në ambient nga prodhimi i letrës?

Në emisionin “Rreth e Rrotull” i ftuar ishte Rinor Berisha nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë

Në emisionin “Rreth e Rrotull” i ftuar ishte Rinor Berisha nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN.

Berisha bëri të ditur më shumë detaje rreth dëmeve që po shkaktohen nga prerja e drunjve më saktësisht prishja e ekosistemeve pyjore për prodhimin e letrës.

Tutje, Berisha ka theksuar se “ekosistemet pyjore kanë rëndësi të madhe për planetin tonë, veçanërisht për klimen. Janë rregulluesit kryesor të klimes”.

Rinor Berisha

“Për shkak të prerjes së shumtë të pyjeve kemi edhe ndryshime klimatike ose efektin serë”, ka shtuar ai.

Berisha ka theksuar se arsyeja kryesore e fushatës është me kalu tek pjesa elektronike, e sa më pak të përdoret letra, duke kaluar tek pdf d.m.th me qenë e skenuar që të zvogëlohet prerja e drunjve globalisht.

Ndërsa sa i përket përdorimit të produkteve që mund të zëvendësohen, Berisha i ka bërë thirrje marketeve në tregun e Kosovës, “që qeset e plastikes të zëvendësohen me materiale të tjera, ose qeset të bëhen me pagesë, për shkak të kompozimit të tyre që i nevojitet shumë kohë”.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika