Reduktimi i policisë në veri, Osmani: Presim hapa të tjerë

Për kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, reduktimi i Policisë së Kosovës në komunat veriore të Kosovës dhe brenda ndërtesave komunale, është shikuar si një hap i rëndësishëm përpara drejt normalizimit dhe stabilitetit të rajonit, duke u bazuar në planin e nëntë pikave të OSBE-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se reduktimi i Policisë së Kosovës përreth dhe brenda ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Osmani ka thënë se presin hapa të tjerë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: shtensionim, normalizim dhe rajoni stabil, siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së. Mirëpresin hapa të tjerë të mëtejshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Gjithashtu, gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka reduktuar edhe për 25 për qind numrin e pjesëtarëve të saj në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani.

Kjo ishte paralajmëruar të enjten pas një takimi në mes të policisë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika