Jetimorja në fshatin Orllan nuk u funksionalizua asnjëherë, komuna ia ndërron destinimin

Rreth 800 mijë euro ishin dhënë për një objekt që pritej të bëhej jetimore, por edhe pas 15 vjetësh, i njëjti asnjëherë nuk është funksionalizuar. Pas këtyre viteve, Komuna e Podujevës, objektin që ndodhet në Orllan të Podujevës, ka vendosur që ta japë në shfrytëzim për diçka tjetër

Një prej lokacioneve më të mira ishte përzgjedhur për t’u bërë shtëpia e një numri të madh të fëmijëve bonjakë.

Por objekti që nisi të ndërtohej pas lufte në fshatin Orllan të Podujevës, nuk u finalizua asnjëherë.

Muret kanë fillluar të dëmtohen, e kubëzat e shtruara nuk shihen.

“Ky është ndertuar në vitet pas lufte, dhe është ndertuar për pushimin e femijëve bonjakë të Kosovës. Ka mbetur kështu pasi arsyet janë të ndryshme. Kjo është dashur të shfrytëzohet për çka është paraparë, por është neglizhencë e pushteteve. Mbi një million ka qenë buxheti për këtë i ndarë”, ka thënë Nuhi Selimi, përfaqsues i Orllanit.

Nuhi Selimi

Duke parë se projekti për më shumë se 1 dekadë kishte mbetur pa u finalizuar, në vitin 2018, Komuna e Podujevës  tentoi  t’ia ndryshojë destinacionin.

Por, edhe kjo nuk rezultoi e suksesshme, pasi kishte mungesë të interesimit.

Megjithatë, Komuna e Podujevës do të tentojë sërish formën e njëjtë, dhe e kanë në mend një numër aktivitetesh për të cilat do të mund të shfrytëzohej.

“Është marrë një vendim në shkurt nga Kuvendi Komunal, ku i është ndërruar destinimi atij objekti. Duke pasur parasysh që në vitin 2018 Kuvendi ka marrë një vendim të ngjashëm, por s’ka pasur interesim për ta që ta merr dikush për ta funksionalizuar. Ai objekt është ndërtuar në vitin 2005, ka pasur arsye të ndryshme pse nuk është funksionalizuar. Mund të shërbejë për qëllime rekreative sportive, hotelieri apo fushëveprimtari të tjera”, ka thënë Fatri Zhitia-Zëdhënës i Komunës ë Podujevës.

Fatri Zhitia

Për këtë projekt ishin investuar rreth 800 mijë euro, me financim nga UFORK, Qeveria e Kosovës dhe komuna e Podujevës.

Brenda kësaj hapësire 1650 metër katrorë janë 17 dhoma gjumi, ka, gjithashtu, kuzhinë, restorant, salla konferencash e pishina.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika