G7 kërkon shpejtim të dialogut, Vuçiq ankohet për presion ndaj Serbisë

7 shtetet më të industrializuara në botë po kërkojnë shpejtimin e dialogut dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë. Por, për këtë deklaratë është ankuar presidenti serb i cili po thotë se po i bëhet presion Serbisë për njohjen e shtetësisë së Kosovës. Ai kritikoi edhe deklaratat e Manuel Sarrazin, duke thënë se Gjermania po tregohet shumë e ashpër me shtetin serb

Ilustrim

Edhe njëherë tjetër emri i Kosovës dhe i Serbisë u bë temë diskutimi.

Kësaj radhe jo në takime të sigurisë të Ballkanit Perëndimor, por në takimin e G7 të ministrave të jashtëm të vendeve më të fuqishme botërore.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga G7, kërkohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën, dhe të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që do t’u lejonte të realizonin perspektivat e tyre respektive evropiane”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në këtë takim të shteteve të fuqishme u kërkua që Serbia po harmonizojë politikën e saj me BE.

Normalisht që kjo deklaratë nuk kaloi në heshtjen e kreut të shtetit serb.

Aleksandër Vuciq e quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale” disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa nuk u përmbajt duke shprehur mllefin e tij ndaj Gjermanisë e cila po përkrahe Kosovën në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

Ndërkohë në Kosovë kritikë ka për qasjen e Albin Kurtit në çështjen e dialogut.

Valon Murati që dikur e udhëhiqte dikasterin e Diasporës thotë se i pari i Qeverisë nuk ka guxim të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, sipas tij mos gatishmëri për të arritur marrëveshje mes palëve ka edhe BE-ja.

“Nuk shoh dinamikë edhe te BE. Krejt ky proces e ka një element të ri që mund të shpejtoj dhe është faktori amerikan që po dërgojnë sinjale të qarta se nuk duan status-quo dhe kjo mund ta ndryshojë dinamikën”, ka thënë Valon Murati – Lëvizja për Bashkim .

Kosova dhe Serbia në takimin e së premtes së javës që po lëmë pas, kanë dështuar që të nënshkruajnë marrëveshjen për targat.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika