Profesorët e UP-së s’mund të japin mësim në kolegjet private, ekspertët presin përmirësim të cilësisë

"Kjo vlerësoj shumë do të ketë atë ndikimin e mirë që kushdo i deklaruar në orare të plotë në UP ta kthej vëmendjen dhe përkushtimin e plotë për studentët e këtij Universiteti dhe jo i shpërndarë në angazhim tekë konkurrentët në kolegjet private"

Profesorët e UP-së s’mund të japin mësim në kolegjet private, ekspertët presin përmirësim të cilësisë

Njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë e kanë mirëpritur vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (UP), i cili ua ndalon profesorëve të këtij universiteti që të japin mësim edhe në kolegjet private, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë shtuar se ky vendim do të ketë ndikim të mirë, i cili do të kthejë përkushtimin e plotë të profesorëve ndaj studentëve.

Drejtori i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja, tha se statusi i ri i aprovuar së fundi nga senati i UP-së paraqet një vullnet të mirë të këtij institucioni për reformat që janë duke marrë për përmirësimi të cilësisë. Sa i përket vendimit për ndalim të angazhimeve të profesorëve të rregull të UP-së në kolegjet e tjera private, Qehaja shtoi se ky vendim do të ketë ndikimin e mirë ku vëmendjen dhe përkushtimin i plotë i profesorëve do të jetë ndaj studentëve të UP-së.

“Statuti i ri i rishikuar dhe i aprovuar nga senati ditë më parë i Universitetit të Prishtinës paraqet një vullnet të mirë të këtij institucioni për disa reforma në procese që munden me sjellë një përmirësimi të cilësisë. Në mesin e tyre pa dyshim që është edhe ajo e shumëfolur për ndalimin e angazhimeve të profesorëve të rregull të UP-së në kolegjet tjera private. Kjo vlerësoj shumë do të ketë atë ndikimin e mirë që kushdo i deklaruar në orare të plotë në UP, ta kthejë vëmendjen dhe përkushtimin e plotë për studentët e këtij Universiteti dhe jo i shpërndarë në angazhim te konkurrentët në kolegjet private”.

“Në gjykimin tim nuk vlerësoj që kemi një numër të tillë të madh të profesorëve me angazhime të shpërndara në kolegje private, si rezultat i kësaj reforme nuk besoj që do të jetë jashtëzakonisht i madh. Pra, po mirë që do të kemi një përkushtim të ri të profesorëve të UP-së për vetëm studentë e UP-së, por të njëjtën kohë nuk besoj që e njëjta nuk do ta bëjë atë ndryshimin e madh të shumëpritur për një cilësi më të rritur të mësimdhënies në UP”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, tha se angazhimi i profesorëve në shumë vende të punës e humb fokusin e tyre.

Ai pohon se ky vendim i senatit të UP-së, sipas tij, do të ketë ndikim pozitiv në ngritjen e cilësisë.

“Pa dyshim që angazhimi i mësimdhënësve në më shumë vend të punës e humb fokusin tyre dhe ndikon në njëfarë forme që të mos jepet maksimumi i rezultateve, andaj këtë ide të ndalimit të punës së mësimdhënësve të UP-së për kolegje private, mendoj se e kanë më të drejt dhe do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së punës dhe performancës”, tha ai./EO/

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika