I dyshuari për vrasjen në Klinë ka të kaluar kriminale, Prokuroria jep detaje për historikun e tij

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari, Tush Frroku, për vrasjen e së hënës në një lokal në nё rrugën “Leonard Palucaj”- Klinё në të kaluarën ka kryer edhe vepra të tjera penale

I dyshuari për vrasjen e së hënës në një lokal në Klinë, Tush Frroku, në të kaluarën ka kryer edhe vepra të tjera penale.

Përmes një përgjigjeje dhënë për Portalin Dukagjini, Prokuroria Themelore në Pejë njofton se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra të tjera penale dhe se ndaj tij kishte procedurë edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në përgjigjen e prokurorisë thuhet se në vitin 2012, Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Frrokut për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Po ashtu, ndaj tij ishte ngritur edhe aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Kurse, në vitin 2016, sipas Prokurorisë ndaj të dyshuarit Frroku, ka pasur procedurë të zhvilluar për veprën penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Mbrëmë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në një lokal në Klinë.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe nën kërcënim të armës ka grabitur më pas një veturë duke u larguar në drejtim të Gurrakocit.

Policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe në fshatin Kosh të Istogut është gjetur vetura e braktisur.

Ndryshe, viktima fillimisht ishte plagosur, por kishte ndërruar më pas jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Vrasja në Klinë – I dyshuari kishte grabitur një veturë dhe ishte larguar në drejtim tё Gurrakocit

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika