Kosova ndan rreth 255 mijë euro për tekstet shkollore për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 89-të

Qeveria e Kosovës ka ndarë 254.562 mijë euro për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për filloristët shqiptarë që jetojnë në tri komunat në jug të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se edhe vitin e kaluar qeveria ka ndarë mjete për tekstet shkollore, ndërsa për vitin e ri shkollor do të bëjë të njëjtën gjë për nxënësit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Vitin e kaluar kemi ndarë [mjete financiare] me qëllim të pajisjes me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë, por edhe obligim i yni që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, ka thënë Kurti.

Kërkesa për ndarjen e këtyre mjeteve është bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika