FFK: Delegimi i gjyqtarëve në sezonin e ri do të bëhet me short

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar.

Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.

Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro.

Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referojë ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika