Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë nis zbatimin e planit operativ “Goditja”

Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës ka nisur shtimin e aktiviteteve të saj në zonat me më shumë kafiteri dhe bare nate

Plani operativ “Goditja” është duke u implementuar edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të një postimi në Facebook. Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës ka nisur shtimin e aktiviteteve të saj në zonat me më shumë kafiteri dhe bare nate.

“Stacionet policore dhe njësitet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në zbatim të planit operativ “Goditja” kanë filluar me shtim të aktiviteteve policore, patrullimeve të shtuara dhe pikave të kontrollit, kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike”, thuhet në njoftim.

E njëjta u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë për çdo akt të dyshimtë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë fton të gjithë qytetarët që për çdo gjë të dyshimtë që vërejnë të lajmërojnë policinë me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë. Mbesim të përkushtuar në shërbim sa më efikas për qytetarët dhe vendin”, thuhet në njoftim.


Që nga mbremja e së martës, Policia e Kosovës ndërmjet një aksioni të quajtur “Goditja”, ka qëllim parandalimin e ngjarjeve si ajo e Bon Vivantit e ajo në Klinë që përfunduan me vrasjen e dy personave.

Operacioni “Goditja” prishë qetësinë e kafiterive dhe klubeve të natës

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika