Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka emëruar Millojko Spajiqin, liderin e partisë Evropa Tani, si mandatar për kryeministër për të formuar Qeverinë e re. Ky vendim është marrë dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi. Spajiq ka një afat prej 90 ditësh për të formuar një koalicion dhe qeverinë

Lideri i partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq, si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.

Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet.

Spajiq i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë.

“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviq.

“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.

Partia Evropa Tani ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Përbërja e Qeverisë në ardhje do të ofrojë një pasqyrë të asaj se kah do të drejtohet ky vend, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan REL.

Zgjedhjet e qershorit janë mbajtur vetëm disa muaj pasi udhëheqësia politike e Malit të Zi është goditur nga humbja e ish-presidentit Millo Gjukanoviq në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit.

Prej formimit të saj më 2022, partia Evropa Tani është zotuar për të çuar përpara platformën proevropiane dhe është zotuar për rritje të pagave e kryerje të reformave.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika