Paraqitet kërkesë për dëgjimin e Vuçiqit në hetimin e rastit “Panda”

Pas deklaratave të njëpasnjëshme ndër vite të presidenti serb, Vuçiq për rastin "Panda", është paraqitur kërkesë për dëgjimin e tij në hetimin e rastit

Aleksander Vuçiq -presidenti serb

Përfaqësuesi ligjor i prindërve, djemtë e të cilëve u vranë në kafenenë “Panda” në Pejë, ka dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar kërkesën për të dëgjuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dëshmitar.

Siç raporton “Danas”, në kërkesë thuhet se prindërit kanë kërkuar që Vuçiqi të dëgjohet në lidhje me deklaratat për masakrën në lokalin  “Panda”, të cilat ai i ka bërë disa herë në media nga viti 2013 deri në vitin 2018, duke pretenduar se krimi nuk është kryer nga shqiptarët dhe se ai “pothuajse e di” çfarë ndodhi atë natë.

Gjatë vitit 2013, në rolin e tij si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Serbisë dhe shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Vuçiq kishte deklaruar në një medium se “krimi në ‘Panda’ nuk është kryer nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.

Dy vjet më vonë, në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, më 11 dhjetor 2015, Vuçiq tha se ishte pothuajse i sigurt se çfarë ndodhi në kafenenë “Panda”.

Prindërit kujtojnë gjithashtu se më 12 shtator 2017, Vuçiq kishte deklaruar publikisht se kishte “informata të caktuara” për atë që ndodhi në kafenenë “Panda” në Pejë kur u vranë gjashtë të rinj serbë.

Përfaqësuesi i familjeve të dëmtuara, avokati Niniq, beson se sipas të njëjtave kritere, të cilat janë zbatuar me rastin e marrjes së vendimit për pranimin e veprimeve dëshmuese të dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve të tjerë të propozuar, të cilët janë paraqitur në publik me rastin e ngjarjes, njësoj duhet dëgjuar edhe Vuçiq.

25 vjet më parë, më 14 dhjetor të vitit 1998, rreth orës 20:00, dy sulmues të maskuar hapën zjarr me automatikë ndaj mysafirëve të kafenesë “Panda”, shumica e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme nga Peja.

Hetimi për masakrën në kafenenë “Panda” ka nisur vetëm në nëntor të vitit 2015 në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd.

Deri më tani janë dëgjuar rreth 40 dëshmitarë, por nuk është ngritur asnjë akuzë.

Për këtë krim, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të lenin përgjegjës Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika