Haradinaj: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave të Hawait

Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore që kanë përfshirë ishullin Maui në Hawaii është rritur në 53 dhe 1000 njerëz konsiderohen se janë zhdukur. Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar për bashkimin e të zhdukurve nga zjarri me familjet e tyre gjersa ka theksuar se populli i Kosovës bashkëndjen me ta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës përArdhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova bashkëndjen me familjarët e vtiktimave nga zjarret në Hawai.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka uruar për bashkimin e të zhdukurve nga zjarri me familjet e tyre.

“Populli i Kosovës bashkëndjen me familjarët e viktimave të zjarrit që ka përfshirë Hawain në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lutemi për jetët e tyre, për shërimin e të lënduarve dhe për bashkimin e të zhdukurve sa më parë me të dashurit e tyre.”, ka shkruar ai.


Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore që kanë përfshirë ishullin Maui në Hawaii është rritur në 53 dhe 1000 njerëz konsiderohen se janë zhdukur.

Guvernatori Josh Green i quan zjarret atje “fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait”, raporton BBC.

Ai tha se 80% e qytetit turistik Lahaina, në bregun perëndimor të ishullit me afro 1700 ndërtesa janë “shkatërruar”.

Turistët u detyruan të hidheshin në det dhe të shkelnin ujin për orë të tëra, pasi flakët që lëviznin me shpejtësi.

Zjarret e Maui filluan të martën dhe u përhapën me shpejtësi, të nxitura nga erërat nga uragani Dora.

Asnjë nga tre zjarret kryesore të mëdha nuk është shuar ende, megjithëse zjarri në Lahaina është 80% i kontrolluar.

Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji në ishull.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika