Vrasjet në vend, Islami: Duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale

Njohësi i sigurisë, Avni Islami, për vrasjet e fundit në vend ka thënë se duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale

Avni Islami, njohës i sigurisë

Njohësi i sigurisë, Avni Islami, për vrasjet e fundit në vend ka thënë se institucionet shtetërore duhet të kryejnë punën e tyre dhe të dyshuarit për vrasjet duhet të dalin para drejtësisë.

“Rastet e tilla që i pamë, sidomos vrasjen në kryeqytet ku aty ishte një vend i frekuentuar nga njerëzit ka vendosur në pah se institucionet e sigurisë e në veçanti organizuesit e ndejave të tilla ku numri i të frekuentuarve është jashtëzakonisht i madh, duhet të bëhet një menaxhim më i mirë”, ka thënë Islami.

Islami ka thënë se duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale.

“Kësisoj duhet të bëhet një kontroll i rreptë i personave që hyjnë në lokale”, ka thënë ai.

Ndërsa, për personat e shpallur në kërkim, Islami ka thënë se Policia e Kosovës në mënyrë intensive të fillojë ndjekjen e të dyshuarve dhe se, sipas tij, një ndihmesë të madhe do ta jepnin qytetarët përmes bashkëpunimit me institucionet shtetërore.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika