Kurti për masat e BE-së: Nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se "nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa nga më të ndryshme, prej atyre financiare deri tek vizitat e nivelit të lartë"

Kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, ka thënë se nuk e di se kur do të hiqen masat e përkohshme të BE-së ndaj Kosovës.

“Nuk e di se kur do të hiqen masat, besoj se duhet të hiqen sa më parë për shkak se Kosova është konstruktive, Qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, i cili ka rezultuar me marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se nuk është “e logjikshme” të insistohet kundër Kosovës.

“Besoj që nuk është e logjikshme e as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa nga më të ndryshme, prej atyre financiare deri tek vizitat e nivelit të lartë. Ato do të duhej të tejkaloheshin, do të duhej të hiqeshin. Dhe kjo letra e mbi 50 parlamentarëve të Perëndimit demokratik, ShBA-së, Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar besoj është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës e të ashpërsohet ndaj Serbisë agresore, e cila nuk distancohet as nga Millosheviqi e as nga Putini”, ka shtuar Kurti.

Gjatë ditës së djeshme (e premte), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e një rruge në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e cila do ta mbajë emrin e “Mandelës së Ballkanit”, Adem Demaçit.

Lexo dhe: Kurti e përuron rrugën me emrin ”Adem Demaçi” në komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut 

“Rrugëve të Kosovës që mbajnë emrin “Adem Demaçi”, iu shtua sot edhe një rrugë në komunën e Çairit në Maqedoni të Veriut”,  ka shkruar dje Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika