“Duhet të sanksionohen organizatorët, promovuan ide shoviniste”, presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti

"Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit"

“Duhet të sanksionohen organizatorët, promovuan ide shoviniste”, presidenti i Maqedonisë për tubimin ku mori pjesë Kurti

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar në lidhje me tubimet që janë mbajtur në Çair e Tetovë, tubime të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesëmarrës.

Pendarovski, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për shkak të ikonografisë “provokuese e nacionaliste që promovuan ide shoviniste” organizatorët e këtyre dy tubimeve duhet të sanksionohen për shkeljen e dispozitave ligjore.

“Pika kryesore e një ikonografie provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste madhështore përfaqëson nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike që pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Traktatit Kornizë dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Lidhur me këtë, kërkoj nga organet kompetente që t’i kryejnë sa më shpejt procedurat e parapara”, ka shkruar ai.

Ai, gjithashtu, reagoi për emërtimin e një rrugë në Çair me emrin “Adem Demaçi”.

“Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse vendimi është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve joshumicë në atë komunë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika