Stoltenberg: Kam besim se do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi shqetësimeve që ka shprehur Turqia

Turqia po kundërshton hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO, sipas saj nuk duhet të anëtarësohen në aleancë shtetet që e mbështesin terrorizmin. SHBA dhe NATO kanë thënë se Turqia nuk mund të ndalojë hyrjen e shteteve nordike në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ka thënë se do t'i përgjigjet Turqisë në një mënyrë që të mos e vonojë anëtarësimin

Turqia ka përsëritur se nuk është kundër zgjerimit të NATO-s, por sipas saj vendet që mbështesin terrorizmin nuk mund të jenë anëtarë të aleancës.

“E kemi bërë të qartë atë që na shqetëson dhe që përfshin bisedimet mes këtyre dy vendeve, Finlandës e Suedisë dhe organizatat terroriste, Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe njësitë kurde të mbrojtjes, YPG. Dhe sidomos ndihmat në armatime që u janë dhënë atyre nga Suedia”, ka thënë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Megjithatë, NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të bindura se Turqia nuk do ta ndalojë anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake perëndimore. Gjë të cilën Finlanda dhe Suedia janë duke e kërkuar tani, pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto ka konfirmuar të dielën se Finlanda do të aplikonte për të hyrë në NATO. Ndërsa, socialdemokratët në pushtet në Suedi kanë njoftuar një ndryshim zyrtar të politikës që do t’i jepte mundësi Finlandës për të aplikuar brenda disa ditësh, transmeton “Reuters”.

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Peter Hultqvist ka paralajmëruar se Suedia do të ishte në një situatë të rrezikshme nëse do të ishte i vetmi vend nordik që do të mbetej jashtë NATO-s.

“Turqia kërkon që këto dy vende të ndalojnë mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin bllokadën për disa shitje armësh në Turqi. Kam besim se do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi shqetësimeve që ka shprehur Turqia në një mënyrë të tillë që të mos vonojë anëtarësimin,” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk ka pranuar të jap detaje nga bisedat në Berlin, por i ka bërë jehonë qëndrimit të Stoltenberg, duke shprehur bindjen se do të arrihet konsensus.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika