Ekspertët i përgjigjen variantit “të ri” të COVID-19: Vigjilent, por jo të shqetësuar

Studiuesi dhe virologu, Prof Tulio de Oliveira ka thënë se nuk ka nevojë për panik mes raporteve për një variant "të ri" të COVID-19

Covid-19

Studiuesi dhe virologu, Prof Tulio de Oliveira, ka thënë se nuk ka nevojë për panik mes raporteve për një variant “të ri” të COVID-19.

De Oliveira, për News24, të hënën ka thënë se për shkak se EG.5 është një prejardhje e variantit Omicron, nuk ishte e re dhe nuk përbënte kërcënim për asnjë grup njerëzish.

Omicron EG.5 ka marrë nofkën “Eris”, gjë që ka bërë që njerëzit të mendojnë se është një lloj i ri dhe ka shkaktuar panik të panevojshëm. Ai tha se “shkencëtarët” pas pseudonimit nuk njiheshin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe strukturat e tjera përkatëse, raporton news24.com, përcjellë Dukagjini.

“I japin këto emra të rinj dhe bëjnë konfuzion se është një variant i ri”, tha ai.

“Ne jemi vigjilentë, por nuk jemi veçanërisht të shqetësuar për [EG.5]”.

De Oliveira ka thënë se Afrika e Jugut nuk kishte përjetuar një valë të re të infeksioneve të lidhura me COVID-19 që nga viti 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika