Kurti takon arkeologët që gërmuan në Ulpianë: Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane, ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit

Gjersa ka deklaruar se zbulimi i shkrimit të perandorit Justinian është dëshmi e rrallë e lidhjes së perandorit Justinian me Dardaninë, Kryeministri Kurti ka falënderuar arkeologët pjesëmarrës në Gërmim

Si njëri ndër zbulimet më të rëndësishme në arkelogjinë e vendit është cilësuar mbishkrimi i perandorit Justinian nga ana e Kryeministrit të Republikës së  Kosovës, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook,  Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se ka pritur në takim udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”. Të njëjtit, edhe i ka falënderuar.

“Mbishkrimi në Kishën Paleokristiane është ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identitetit dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme. Bashkë me ministrin Çeku dhe këshilltaren e tij, Nora Arapi, sot në takim i pritëm e i falënderuam udhëheqësit e projektit “Gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana”, arkeologun Christophe Goddard, përfaqësues i Universitetit “Ecole Normale Supérieure” në Paris, Arben Hajdarin, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Milot Berishën, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës si dhe Tringa Berbatovci, studente e arkeologjisë në Universitetin “Ecole Normale Supérieure””, ka shkruar Kurti. “Falë punës, pasionit e dedikimit të arkeologëve në lokalitete të ndryshme, ato po bëhen qendra referuese për Kosovën teksa përkushtimi i Qeverisë mbetet i palëkundur, duke siguruar mbështetje të të gjitha formave, si teknike, shkencore ashtu edhe financiare”.

Gjatë së hënës, në Ulpianë u zbulua një mbishkrim  i perandorit Justinian (527-565).që po konsiderohet si ndër zbulimet më të mëdha, nga periudha e perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika