Arrestohet 60-vjeçari që goditi rëndë policin, ishte fshehur në ish-repartin e Pilurit

Policia e Himarës ka arritur të arrestojë pas tetë orësh arrati, 60-vjeçarin Theodhori Mërkuri nga fshati Pilur, që goditi me thikë në qafë inspektorin e policisë që ndërhyu për të shuar konfiktin ku ai ishte përfshirë

Momenti i arrestimit

Është arrestuar pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje 60-vjeçari, i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një efektivë policie te kthesa e Pilurit në Himarë.

Autori, shtetasi Theodhori Mërkuri, ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në kthesën e fshatit Pilur, ku efektivi i policisë, jashtë orarit të punës, ndaloi për të ndarë dy persona që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Gjatë përpjekjes së punonjësit të Policisë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, Mërkuri e ka goditur me mjet prerës, thikë, punonjësin e Policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

25 vjeçari, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Njoftimi i plotë i Policisë të shtetit

Himarë

Plagosi rëndë me mjet prerës, punonjësin e Policisë, i cili ishte jashtë shërbimit, por ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, pas 8 orësh ndjekje nga Policia, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Pilur, ku mbeti i plagosur rëndë me mjet prerës një punonjës policie 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, shërbimet operacionale të DVP Vlorë dhe grupe të FNSH-së, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga 60-vjeçarin Th. M., i cili ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Th. M., për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ngjarja/Rreth orës 23:00 të datës 15.08.2023, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas kanë qenë duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë, shtetasi R. C., 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes së punonjësit të Policisë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, shtetasi Th. M. e ka goditur me mjet prerës thikë punonjësin e Policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika