Çitaku: Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Ajo ka thënë se në mungesë të shkarkimit, “dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Çitaku ka thënë se në mungesë të shkarkimit, “dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot”.

“Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku ka kritikuar ministren Hajdari duke thënë se puna e sukesesi i saj “u panë”, “kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore”.

Gjatë kësaj të premteje janë arrestuar tre të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen.

Më herët, Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Lexo dhe: “Afera për vajin dhe grurin”, ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Pas këtyre zhvillimeve, ministrja Rozeta Hajdari ka mbajtur një konferencë për media duke filluar nga ora 18:00.

Ministres Hajdari i është kërkuar që të jap dorëheqje, por e njëjta në konferencën për media është shprehur se nuk sheh asnjë arsye për të bërë këtë veprim.

Lexo dhe: Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje, këtë e them me siguri të plotë

“Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe siguri të plotë. Nuk shoh asnjë arsye apo dyshim te zyrtarët, të cilët janë të ndalur sot”, ka thënë Hajdari.

Tutje ministrja Hajdari, ka thënë se pret nga organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë hetimore.

Sipas saj, dokumentet që janë marrë nga policia janë të klasifikuara si sekrete shtetërore, duke theksuar se policia kërkesën për pranim-dorëzim të provave e ka bërë kundërligjshëm.

“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin. Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë…”, ka thënë Hajdari.

Lexo dhe: Dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, ministrja Hajdari: Pres që organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë shtetërore

“Policia e njësisë hetuese s’ka prezantuar ceritfikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika