KRU “Prishtina” shkyç 6 lidhje ilegale në Veternik, thotë se ky vend prin me raste ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, në kuadër të aksionit për identifikimin e kyçjeve ilegale, sot (e shtunë) ka identifikuar dhe shkyçur gjashtë lidhje ilegale në lagjen "Veternik" të Prishtinës

Foto: Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë së shtunës së 19 gushtit, ka vazhduar aksionin për identifikimin e kyçjeve ilegale.

KRU “Prishtina” njofton se nga ora 07:00 deri në orën 09:00 janë identifikuar dhe shkyçur gjashtë lidhje ilegale në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

“Sot nga ora 07:00-09:00 janë identifikuar dhe shkyçur 6 lidhje ilegale në Veternik”, njofton KRU “Prishtina”.

Në këtë njoftim thuhet se rastet e identifikuara janë gjetur në rrugën “Mbreti Gent”, rrugën “Sadik Stavileci” dhe rrugën “Agim Hajrizi”.

“Veterniku prin me raste ilegale. Vazhdon aksioni”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika