Drejtori i Vëllaznimit tregon objektivin: Nuk e kemi me çdo kusht të hyjmë në Superligë

Drejtori i Vëllaznimit, Ilirjan Zhubi, ka treguar në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini objektivin e klubit këtë sezon

Ilirjan Zhubi ka thënë se skuadra nga Gjakova nuk e ka obligim me çdo kusht që këtë edicion të promovohet në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka theksuar se objektivi është të stabilizohen në Ligën e Parë dhe të punojnë me grupmoshat e reja.

”Nuk jemi pretendent që me çdo kusht të shkojmë në Superligë. Për ne është me rëndësi që hap pas hapi të stabilizojmë ekipin për ligën në të cilën jemi, të punojmë me akademinë. Besoj që ky vit nuk është viti që na obligon që të hyjmë me çdo kusht në Superligë,” ka thënë Ilirjan Zhubi.

Klubi i Vëllaznimit është riorganizuar muajt e fundit, pas problemeve të mëdha financiare.

Sot në Ferizaj, gjakovarët bënë një paraqitje të mirë në barazimin 0-0 kundër Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Ligës së Parë, grupi A.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika