“Vetëm me ligjet e islamit”, të akuzuarit për sulmin ndaj Valon Sylës nuk pranojnë të gjykohen me ligjet e Kosovës

"Veprimin edhe unë e pranoj çfarë ka ndodhë, mirëpo gjykimin nuk e pranoj sepse si mysliman duhna m’u gjyku vetëm me ligj islam, unë nuk deklarohem"

“Vetëm me ligjet e islamit”, të akuzuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla nuk pranojnë të gjykohen me ligjet e Kosovës

Të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit, Valon Syla, kanë thënë se nuk pranojnë të gjykohen me ligjet e Kosovës, por vetëm me ligjet e islamit.

Këtë e deklaruan gjatë ditës së hënë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po mbahet shqyrtimi fillestar në këtë rast.

Fillimisht, i akuzuari Lum Dervishi ka thënë se nuk pranon të gjykohet me ligjet në fuqi, por se sulmin e bërë ndaj të dëmtuarit gazetarit Valon Syla nuk e mohoi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk pranoj të gjykohem me këto ligje, nuk e kam mohuar në stacion. E kam pranuar në Prokurori, e pranoj edhe tash”, ka thënë i akuzuari Dervishi.

Kurse, i akuzuari Kenan Hasani tha se mund të gjykohet vetëm më ligjet islame dhe se nuk e pranon gjykimin i cili po bëhet.

“Veprimin edhe unë e pranoj çfarë ka ndodhur, mirëpo gjykimin nuk e pranoj, sepse si mysliman duhna m’u gjyku vetëm me ligj islam, unë nuk deklarohem”, ka thënë i akuzuari Kenan Hasani.

Dhe në fund, i akuzuari Okan Hasani tha se nuk mund të deklarohet dhe se nuk pranon një gjykim të tillë.

“Nuk mund të deklarohem”, ka thënë i akuzuari i fundit, Okan Hasani.

“Është jashtë rregullave fetare”, të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla nuk i binden Gjykatës të ngrihen në këmbë

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika